Drejtori i Tatim Taksave në bashkinë e Durrësit, Abdyl Koka, deklaroi se këtë vit 57 mijë familjet durrsake do të paguajnë në faturën e ujësjellësit edhe taksën e popullatës.

Këtë taksë deri tani e kanë paguar, nëpërmjet faturës së ujësjellësit rreth 23 mijë familje, nga 57 mijë familje që ka qyteti i Durrësit. Taksa e popullatës ka qenë e parakorduar në sistem, sepse bashkia nuk ka sistem të rakorduar me Ndërmarrjen e Ujësjellësit.

Për vitin 2017, taksa e popullatës do të kalojë e gjitha në faturën e ujësjellësit dhe do të paguhet bashkë me konsumin mujor të ujit të pijshëm.

“Pritet që nga mbledhja e kësaj takse tek populli durrsak bashkia të ketë rritje të ardhurash prej 200 milionë lekësh”tha Koka.

Për herë të parë gjatë viteve të fundit është rritur edhe taksa e mbledhur nga tabelat identifikuese. 18 milionë lekë janë mbledhur nga bashkia dhe rritja ka qenë në masën 376%.

Këshilltarët e djathtë akuzuan zyrtarët bashkiakë se për vitin 2016, bashkia e Durrësit nuk mblodhi taksat e popullatës dhe atë të tabelës sipas parashikimit. Taksa e popullatës është mbledhur në nivelin 29%, nëpërmjet faturës së ujësjellësit, ndërsa taksa për tabelën identifikuese sipas PD, është në kufijtë minimalë historikë.

“Vetëm 100 Euro ose 14 mijë lekë janë mbledhur nga bashkia” deklaroi PD.

Debatet për çështjen e taksave vendore u zhvilluan në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak.  

K.H.