Për t’u ngjitur në ballkonin e Zhulietës dhe për të përkëdhelur statujën e të dashurës së Romeos, tani ka një taksë.
Mediat italianë kanë raportuar se vizitorët duhet të paguajnë 12 euro, sipas vendimit të Veronës, duke e transformuar ndërtesën romantike në zemër të qytetit në një lloj fortese, me hyrje të kufizuar.
Futja e të ashtuquajturës “taksë dashurie” do të jetë në fuqi deri më 6 janar, për hyrjen në oborr dhe ballkon.
Të gjithë u rreshtuan, për të përjetuar nga afër, pesë shekuj më vonë, mitin e të dashuruarve me yje të kryqëzuar, të famshëm në të gjithë botën falë kryeveprës së Shekspirit.
Është ende një destinacion i paharrueshëm për turmat e turistëve, që kërkojnë një fotografi, një kujtim të ëmbël për ta marrë me vete në shtëpi.
Shkurt, është ëndrra e dashurisë, dhe çfarë rëndësie ka nëse është vetëm imagjinatë?
Shtëpia dhe ballkoni nuk janë gjë tjetër veçse fiction, por duhet të paguash gjithsesi, edhe për të prekur gjoksin prej bronzi të statujës së Zhulietës, për të parë tarracën ose për të vizituar muzeun.
Mediat italiane bëjnë të ditur se janë vendosur gjithashtu rregulla të tjera.
Nuk lejohen më shumë se 1,460 vizitorë në ditë.
Numri i personave në dhoma në çdo kohë është zvogëluar në 45, me ndërrime 15-minutëshe.
Është vendosur një limit prej gjashtëdhjetë sekondash për çiftet që bëjnë selfie.





