7 mars 2015 – Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, është shprehur se situata e plazheve shqiptare dhe vija bregdetare në terësi, asete turistiket dhe ekonomike me mjaft rëndësi për vendin, janë të papranueshme në çdo drejtim. Për këtë arsye, sipas Tares, qeveria po kërkon një model tjetër për menaxhimin e vijës bregdetare.

Tare thotë gjithashtu se modeli i ri parashikon një sistem të unifikuar të administrimit të plazheve në të gjithë territorin, e cila do të mbikëqyrë të gjitha proceset që nga pastrimi, te mirëmbajtja, te kontrolli i niveleve të ndotjes, e deri te vjelja e taksave e çertifikimi dhe licencimi i operatorëve turistikë.

Ky model i ri, sipas Tares, do t’i japë zgjidhje një herë e mirë zaptuesve të plazheve dhe vijës bregdetare, të cilët prej vitesh mbajnë peng sipërfaqe të tëra dhe nuk paguajnë taksën e duhur.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/