Dy taksistë janë zënë keq me grushte në mes të rrugës për një pasagjer. Ky shërbim do i siguronte njërit prej tyre 79 paund, shumë kjo për të cilën u bë "luftë".
Video e filmuar në ishullin Los Rodeos të Spanjës tregon sherrin e dhunshëm në resortin Adeje, ku dy burrat shtrihen në mes të rrugës dhe i nxjerrin inatin njëri-tjetrit me grushte.
Kjo video është bërë virale, pasi ka patur shumë komente negative për të dy taksistët.





