27shtator 2015 –  Një taksist humbi jetën sot në mbrëmje kur makina e tij doli nga rruga duke përfunduar në greminë. Ngjarja ndodhi në fshatin Tujan të Tiranës. Viktima Hysen Shahini, 63 vjeçe, po drejtonte makinën me targa AA 586FE kur humbi kontrollin.

Policia tha se Shahini punonte si taksist i palicensuar. Trupi i tij ndodhet në greminë dhe forcat e policisë dhe zjarrfikëset po punojnë për ta nxjerrë në pjesën e sipërme të rrugës.

/portali DurresLajm/