Kuvendi i Maqedonisë do të drejtohet sërish nga një shqiptar.

Ditën e sotme, deputetët kanë rizgjedhur Talat Xhaferin për kryetar të parlamentit në Maqedoninë e Veriut.

Xhaferi do të drejtojë punët e legjislativit edhe për 4 vjet të tjera. Ai u zgjodh në krye të Kuvendit nga 62 deputetët e koalicionit qeverisës.

Më herët, Koaliconi ASH-AAA, paralajmëroi se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjen e kryeparlamentarit. Kundër tij votuan deputetët e VMRO-DPMNE dhe e Majta.