Shabnam Dawran, një nga moderatorët e lajmeve më të njohura në shtetin islamik, ka publikuar një video në “Twitter” ku tregon mënyrën se si e larguan nga zyra, edhe pse ishte e veshur me hixhab dhe kishte kartën e ID me vete.

“Regjimi ka ndryshuar. Nuk lejohet këtu. Shko në shtëpi”, mësoeht t’i kenë thënë talebanët gazetares.

Ndërkohë, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, në një intervistë të dhënë tha se gratë do të lejohen të punojnë, por brenda kufijve të ligjit islam.