Gjatë një proteste në Afganistan kundër krijimit të qeverisë të re, raportohet të jenë vrarë 2 persona dhe 12 të tjerë janë plagosur nga talebanët.

Një pjesë e madhe e banorëve të Jalalabad-it kundërshtuan zëvendësimin e flamurit kombëtar të Afganistanit me flamurin taleban, ku përkrahësit e këtij të fundit të revultuar nga kundërshtimin kanë qëlluar ndaj protestuesve.

Gazetari i “Al Jazeera” raporton se: “Kemi parë në rrjetet sociale video nga protestat e qindra, apo mijëra njerëzve që valvisnin flamurin kombëtar”.

Banorët kanë vendosur flamurin në një shesh të rëndësishëm të Jalalabad-it ku janë përplasur me talebanët.