15 policë u vranë të martën në një sulm në provincën Kunduz të Afganistanit. Anëtari i Këshillit Provincial, Ghulam Rabbani Rabbani tha se militantët talibanë e sulmuan postbllokun e tyre në qarkun Ali Abad.
Një zëdhënës i talibanëve konfirmoi po ashtu se ky grup qëndron pas sulmit. Talibanët thuhet se kontrollojnë disa qarqe në Kunduz, shkruan REL. Ata gjithashtu kontrollojnë gati gjysmën e territorit të Afganistanit dhe kryejnë sulme pothuajse të përditshme kundër forcave të sigurisë.
Në fillim të shtatorit, i dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, arriti një marrëveshje paraprake me talibanët për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, por presidenti amerikan, Donald Trump më vonë e shpalli procesin e “paqes së vdekur”. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 14,000 trupa në Afganistan.





