Adoleshenca është një nga periudhat më delikate dhe është e vështirë që djemve të kësaj moshe t’u marrësh më të mirën. Ata nuk janë të përgatitur për sfidën që i pret, por rasti i kundërt është i Ergis Arifit, djaloshit 16-vjeçar, që bëri debutimin si profesionist ndaj Tiranës me fanellën e Teutës dhe tregoi se nuk është si shumica e shokëve të tij. Arifi u hodh në fushë nga minuta e parë për t’u bërë një ndër lojtarët më të rinj që ka debutuar në historinë e Superioresnë këto tri dekadat e fundit. Ai është edhe pjesë e Kombëtares U-17. Ai shihet si një zbulim te durrsakët në sezonin e ri. Djaloshi, me çiltërsinë e tij, tregon çfarë pret nga eardhmja dhe si e priti debutimin me ekipin e parë.
A e prisnit të debutonit në këtë moshë?
Po, në të vërtetë e prisja të debutoja, kisha shumë besim në vetvete. Ishte një ëndërr e bërë realitet të debutoja me ekipin e parë dhe jam shumë i kënaqur.
Çfarë ju ka thënë trajneri pas ndeshjes?
Trajneri Longo ka një dëshirë të madhe për futbollistët, dëshirë të cilën na e shpreh në fushën e stërvitjes. Ai ka mënyrat e tij për t’i bërë lojtarët të ndihen mirë. Pas ndeshjes më uroi për paraqitjen.
Edhe pse në moshë të re, jeni pranë ekipit të parë. Si durrsak, sa e rëndësishme është për ju tëjeni i suksesshëm tek Teuta?
Padyshim që është një nder për mua të jem pjesë e Teutës dhe pse jo të fitoj sa më shumë me ekipin e zemrës dhe të qytetit tim.
Cila është ëndrra juaj?
Ëndrra ime e parë u realizua, pasi ishte të luaja me ekipin eparë të qytetit tim, Teuta. Në një të ardhme është të luaj me Kombëtaren A dhe të luaj menjë ekip të madh në Europë.
Cilin lojtar keni idhull në futbollin botëror?
Idhulli im dhe ai që më motivon më shumë në futbollin botëror është lojtari i Mançester Sitit, Kevin de Bryjne.
Kush ju ka shtyrë më tepër që të bëheshit futbollist?
Pasionin për futbollin e kam pasur vetë qysh në moshë të vogël. Shkoja luaja futboll në fushë. Gjithmonë isha i pari që shkoja te fusha dhe i fundit që kthehesha në shtëpi. Ndodhte shpesh që rrija duke luajtur futboll deri në darkë vonë.