Mesfushori i Teutës, Ledio Beqja, ishte një nga më të dalluarit e sfidës ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë, talenti durrsak, ndër të tjera u shpreh:
“E filluam shumë mirë ndeshjen. Penalltia na frenoi pak. Pastaj reaguam dhe shënuam golin. Jemi në një moment të keq, por besoj se do të fitojmë me Dinamon dhe do të heqim më shumë.Hyka dhe Vila më ndihmojnë, por më shumë më ndihmojnë Aleksi dhe Daja. Më flasin gjatë gjithë kohës në stërvitje, sepse jemi në të njëjtat role”, u shpreh 20-vjeçari.