Barcelona fitoi të mërkurën 2-5 në Beograd kundër Crvena zvezda për raundin e katërt në Champions League. Në këtë sfidë, talenti i radhës katalanas, 17-vjeçari Pau Cubarsi pësoi një goditje në fytyrë gjatë dyluftimit.
Dhjetë qepje për djaloshin, që në një foto pas ndeshjes nuk duket se e ka kaluar në dramë situatën, por përkundrazi nuk e largon buzëqeshjen nga fytyra.
Edhe pse në një moshë të re, Hansi Flick këtë sezon e ka graduar titullar dhe Cubarsi vlen tanimë 40 mln euro në tregun e futbollit, me Barçën që duket se e ka prapavijën të sigurt. “Ai është mirë, por iu deshën dhjetë qepje”, tha Hansi Flick.