Mësuesja e informatikës Etleva Xhaferri dhe drejtori i shkollës së mesme “Leonik Tomeo”, Tomorr Agalliu shprehen se janë njohur me talentin që ka nxënësi i shkollës së tyre Erlin Kananaj.
Mësuesja Xhaferri thotë se Erlini është ai që ndihmon të gjithë nxënësit e shkollës në laboratorin e informatikës dhe shpreson që ky nxënës ta çojë edhe më lart emrin e shkollës ku studion.
Drejtori i shkollës Agalliu deklaroi se nxënësit e tillë janë të rrallë dhe çdo shkollë që ka nxënës të tillë janë me fat.
Nxënësi i klasës së 10-të në shkollën e mesme “Leonik Tomeo” në Durrës, Erlin Kananaj ka mbi 10 vjet që është përdorues i rregullt i rrjeteve informatike të internetit.
Pasioni që iu shfaq që në moshë të vogël mbi internetin dhe njohja e shkëlqyer e hershme e gjuhës angleze, e futën atë shpejt në botën e programimit dhe më pas atë të lodrave e krijimit të programeve informatike.
K.H.





