Rolando Mandragora është një nga futbollistët më premtues në futbollin italian, teksa pak kohë më parë u transferua edhe te Juventusi. Por, ditën e sotme ka ndodhur diçka e pabesueshme. Talenti nga Napoli është shpallur i vdekur, të paktën sipas asaj që shkruhej në të dhënat e tij në “Wikipedia”.Në faqen e famshme të të dhënave, për Mondragora shkruhej: “Rolando Mondragora (Napoli 29 qershor 1997 – Torino 11 maj 2017) ka qenë një futbollist italian, që ka luajtur si mesfushor te Juventusi dhe të Kombëtarja U21 e Italisë.”Fatmirësisht kjo ka qenë thjesht një shaka e hidhur, pasi Mondragor është shëndoshë e mirë dhe aktualisht ndodhet në Koverçiano i grumbulluar me Përfaqësuesen U21 të Italisë për ndeshjet e radhës. Ndërkohë, mesfushori është grumbulluar në Kombëtaren e madhe edhe nga trajneri Ventura, si edhe nga Maks Alegri te Juventusi.
Talenti i Juventusit shpallet i “vdekur”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tjetër tragjedi në brigjet e Greqisë, 22 emigrantë humbin jetën pas mbytjes së anijes që vinte nga Libia
Tragjike/ Tifozi bie nga shkallët dhe humb jetën në stadiumin ku do të hapet “Botërori 2026”
MEPJ apel shqiptarëve: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!
PD Durrës: Po zhvendosen 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike drejt zonave të banuara





