Milan dhe Sassuolo duket se më në fund kanë arritur një marrëveshje për transferimn e mesfushorin e ri të talentuar të kuqezinjve, Manuel Locatelli.

Kuqezinjtë pritet të arkëtojnë 12 milionë euro plus bonuset për 20-vjeçarin, i cili ndiqej edhe nga skuadra të tjera të Seria A.

Më herët, Milan ka insistuar se do të pranonte të shiste kartonin e mesfushorit vetëm nëse në marrëveshje do të përfshihej edhe një klauzolë riblerjeje, por nuk dihet nëse mes palëve është arritur një akord në lidhje me këtë çështje.