Merkatoja e Teutës është bazuar kryesisht tek afrimi i lojtarëve të perspektivës dhe një prej tyre është edhe shkodrani Klevis Bebeziqi.
18-vjeçari që në sezonin e fundit luajti në Slloveni me moshat e Olimpias së Lubjanës ka debutuar dje me Teutën në miqësoren me Egnatian.
Mesfushori me tipare sulmuese shpreson që skuadra durrsake të jetë një trampolinë për të ardhmen e tij.
Në vitin e fundit ai është bërë vazhdimisht pjesë e përfaqësueses U21 të Shqipërisë, teksa ka luajtur pak minuta në të dy ndeshjet zyrtare ndaj Anglisë.