Sulmuesi i Teutës, Dejvid Kapllani u shpreh tejet i kënaqur për golin e parë në kampionat, ku sor shënoi ndaj Tiranës. Kapllani pranoi se e kishte kërkuar me këmbëngulje golin e parë me Teutën në kampionat.

Nga ana tjetër, ai zbuloi se president i Teutës Edmond Hasanbelliu e paralajmëroi se ai do të shënonte.

“Goli i parë në kampionat – Ishte një emocion shumë i madh që shënova golin e parë në kampionat sesa kur shënova në Kupë. Ishte moment që nuk u mendova dy herë për të goditur topin, ishte instiktive.

Presidenti sikur e parandje, më tha dje që do shënosh. Goli nuk ishte rastësor. I jam lutur shumë Zotit në këtë moment që të shënoja golin e parë në kampionat. Jemi mjaft mirë në volum loje, të vazhdojmë kështu.

Konkurenca e madhe në sulm – Konkurenca të bën mirë. Krasniqi dhe Hebaj po bëjnë mirë, i kam shokë, kjo i shërben skuadrës.

Tetë barazime në 11 ndeshje – Është ngërç në ndeshjet brenda, prodhojmë lojë, arbitri na mohoi penallti të qartë. Ambjenti është mjaft mirë ne ekip, barazimet nuk kanë ndikuar për të prishur klimën e skuadrës.

Ndeshjet e ngjeshura – Kaluam një periudhë të vështirë, mendo0j që skuadra janë përgatitur të gjithë nga stafi teknik. Mendoj se do të vijnë rezultatet pozitive”, përfundoi sulmuesi i Teutës, Dejvid Kapllani.