Është 17 vjeç dhe quhet Adri Mehmeti. Adoleshenti shqiptar po spikat më paraqitjet e tij në këtë sezon në kampionatin amerikan të futbollit me skuadrën e tij New York Red Bull.

Këtë radhë ai la gjurmë në ndeshjen me kampionët e Major League Soccer, Inter Miamin e Lionel Messit. Adri Mehmeti ishte sërish titullar dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ne mesin e fushës. Por në minutën e 77 veshi petkun e protagonistit teksa pas një goditje dënimi arriti të dërgojë topin në rrjetë duke i dhënë mundësi New York Red Bull të barazojë shifrat në 2-2 që ishte edhe rezultati përfundimtar duke bërë që Inter Miamit t’i shpëtojë fitorja nga duart.

Ky i shënuar ndaj skuadrës nga Florida ishte goli i parë për 17 vjeçarin shqiptar në MLS i cili ka lënë ekipet kombëtare shqiptare të moshave për të përfaqësuar SHBA.