Militantët talibanë janë duke dhënë konferencën e tyre të parë për shtyp, dy ditë pas marrjes së kontrollit të Afganistanit.
“Ne duam të sigurohemi që Afganistani mos të jetë më një fushë beteje konflikti”, thotë zëdhënësi taliban.
“Ne i kemi falur të gjithë ata që kanë luftuar kundër nesh. Armiqësive u ka ardhur fundi. Nuk duam armiq të jashtëm apo të brendshëm,” shton zëdhënësi Zabihullah Mujahid.
Ne nuk duam të shohim kaos në Kabul. Plani ynë ishte të ndalnim te ‘portat’ e Kabulit në mënyrë që procesi i tranzicionit të përfundonte pa probleme. Por për fat të keq, qeveria e mëparshme ishte aq e paaftë … forcat e tyre të sigurisë nuk mund të bënin asgjë për të siguruar qytetarët. Ne duhej të bënim diçka. Duhej të hynim në Kabul për të siguruar jetën e banorëve,” thotë Mujahid.





