Një studente në SHBA është nën hetim për veshje të pahijshme dhe fyerje të imazhit të Papës.
Katherine O'Conno, 19 vjeç është arrestuar nga policia pas padisë që i ka bërë një peshkop i kishës katolike.
22-vjeçarja ka qenë në një aktivitet me miqtë e saj dhe ka vënë në kokë një kapele të ngjashme me atë që mban Papa gjatë ceremonialeve fetare, ndërsa në pjesën e poshtme të trupit ka qenë thuajse e zhveshur.
Kjo performancë e vajzës nuk është pëlqyer nga peshkopi, i cili e ka cilësuar si mjaft tallëse dhe provokuese për besimtarët këtë sjellje.
Vajza tha se ka qenë në një aktivitet rinor dhe ishte pjesë e skuadrës që shpërndante prezervativ, me qëllim sensibilizimin e të rinjve për masat mbrojtëse ndaj sëmundjeve.
Nën hetim është dhe një miku i saj, i cili po ashtu, sipas Kishës ka bërë sjellje të pahijshme.
Drejtori i shkollës Jared Cohon, tha shkolla nuk do të marrë masa shtesë disiplinore ndaj tyre.





