“Unë do të bëj 10 herë më mirë. Ata nuk janë gati për atë që mund të bëj”.

Këto janë fjalët vitriale të përdorura nga Vinicius Junior për të komentuar dhënien e Topit të Artë për mesfushorin Rodri. 

Një vendim që nuk i ka pëlqyer brazilianit të Real Madridit, i cili vendosi të braktiste ceremoninë në Paris së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, por që mbi të gjitha e detyroi të anulonte të gjitha planet e tij për festime të mundshme.

Sipas asaj që raportohet nga Revelo, sulmuesi i Realit ishte aq i bindur për ngritjen e trofeut sa që kishte lajmëruar të afërmit dhe miqtë për të festuar së bashku në kryeqytetin francez. 

Midis të ftuarve të Vinicius Junior do të kishte rreth njëzet njerëz, të gatshëm për të mbërritur në Francë me avion privat dhe hotel të rezervuar. 

Futbollisti me ngjyrë më pas bleu një kostum elegant për t’u dukur në ngjarje përpara se të rezervonte në një vend për të festuar suksesin e tij.

Lajmërimi mbërriti pasditen e së hënës së 28 tetorit dhe vendimi i Real Madridit për të anashkaluar ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë e detyroi Vinicius Junior të merrte masa duke anuluar gjithçka dhe duke parë Rodri të merrte çmimin e lakmuar direkt nga kryeqyteti spanjoll. 

Shumë zemërim, por edhe dëshirë për të treguar veten në funksion të edicionit 2025 që braziliani synon të fitojë.