Programi humoristik “Portokalli” shpeshherë ka provokuar ndjenjat e grupeve të caktuara të vendit tonë duke i bërë pjesë të skeçeve të saj.
Këtë herë, një pjesë e luajtur nga ajo që njihet si Luzja e Portokallisë, ka provokuar ndjenjat e matjanëve. Në programin e natës së ndërrimit të viteve, në “Portokalli” ishte e ftuar dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila bashkë me Luzen, folën nëpërmjet notave të humorit rreth arsimit në Shqipëri. Por ishte një pjesë e thënë nga Luzja që “Ne nuk japim mësim në Bruksel, por Burrel”, që ka sjellë reagimin e Lefter Ballabanit, ish-drejtues i arsimit në këtë rreth, i cili i përgjigjet me një status në Facebook.
Më poshtë statusi i plotë:
“LUZJA e Portokallisë (autori i libretit) permendi Burrelin si vend ku perdorej dhuna ne arsim dhe qe nenkuptonte nje vend te humbur etj, etj.
Lidhur me kete mund te them se ndjej keqardhje per ata qe e njohin Shqiperine deri tek sheshi Shqiponja ne Tirane dhe pjesen tjeter e mendojne ashtu si LUZJA.
Lidhur me arsimin ne MAT, te pakten deri 2 vjet me pare kur une isha drejtues mund t’JU them atyre se: Jo vetem dhuna nuk kishte vend, por ishte cilesor.
97% e mesuesve ishin me arsim perkates. Anglishtja ishte e shtrire ne te gjitha shkollat e rrethit. Maturantet matjane gjithnje kane qene ne 25 -se me te miret e republikes. Per 8 vite u ndertuan dhe rikonstruktuan rreth 25 shkolla.. etj, etj.
Gjithashtu lidhur me popullaten (matjanet) qe jetojne ne ato troje shquhen per mençurine e trasheguar ne shekuj te cilen e kane investuar ne hedhjen e themeleve te shtetit Shqiptar.
Djemte e Matit sot jane te shperndare ne gjithe boten dhe kudo ku ndodhen jane te spikatur per shkathtesine dhe qytetarine qe paraqesin.
Po keshtu mund t’JU them se edhe gjate diktatures rinia e Matit ishte mjaft e emancipuar.
Djemte dhe vajzat e Matit neper universitete nuk mund t’i dalloje dhe as nuk mund t’i dallosh edhe sot nga rinia tjeter e qyteteve te medha si TR, DR etj, qofte nga paraqitja, qofte nga e folura, qofte nga rezultatet.
Djemte e vajzat ishin “garipë” e jo merhumë ne shoqerine qe i rrethonte dhe jo me kot flitet edhe per dashuri gati te pamundura per te tjeret te djemeve e te vajzave matjane me VIP-at e kohes te TR…
Nuk po zgjatem, por kerkoj me keto rreshta te ngjall kujtesen e te gjithe atyre qe kane qene ne shoqerine e matjaneve dhe te vertetojne brenda ndergjegjes se tyre se une kam te drejte dhe nuk eshte realiteti matjan ai i LUZEVE te portokallise”.