Aktori Tan Brahimi i cili u largua me dëshirën e tij nga “Big Brother VIP”, në një reagim të parë në Tik Tok, ka zbuluar një strategji të Luiz Ejllit në lojë, duke iu referuar episodit të ndodhur me Valbona Memën, të cilën e bëri për të qarë duke i kërkuar llogari pse votoi Oltën për lidere të shtëpisë.

Siç tregoi Tani, gjithçka ka qenë për të hequr vëmendjen nga Bledi Mane, i cili po trazonte shtëpinë me deklaratat e tij.

Kjo ndodhi në kohën kur Kiara dhe Bledi rrezikonin eleminimin e kështu Luizi gjeti këtë zgjidhje për t’a lënë Bledin në hije e të flitej më shumë për Valbonën, duke bërë që ai të ishte i larguari nga gara dhe Kiara të vazhdonte qëndrimin në shtëpi.

“Kur filloi të qajë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat. E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë, meqenëse mu prish atmosfera hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal. Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua të të nominoj, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live. E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë se të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?”, ka deklaruar Tani.