Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo.
E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që ti dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithcka.
Mbrëmjen e sotme, aktori ka folur rreth të gjitha këtyre situatave.
Donald: Këtu kam folur për Borën se më ka pyetur Fifi. Po bëj 8 muaj që jam i ndarë.
Cfarë nënkuptoi puthja?
Donald: Doja ta puthja.
A ishte një premtim?
Donald: Janë shumë situata që kanë ndodhur jashtë që ajo puthja të jetë premtim.
Dhe më pas një përvjetor. Ckuptim kishte ai gjest?
Donald: Për mua ishte një shenjë dhe prisja një shenjë që nuk më erdhi kurrë. Prisja një shenjë, një konfirmim ose dicka. Kam qenë i turbullt. Kam qenë në një presion të madh, përzierje ndjenjash realisht të forta.
Në momentin që ka ardhur Trixa, më ka pëlqyer gjithmonë tipi i saj, por nuk kam dashur t’ia pranoj vetes sepse kam menduar për njeriun jashtë dhe kur kam qenë jashtë e nuk kam qenë me të. Jam njeri që bëj shumë për njerëzit. Nuk doja t’ia pranoja vetes për një puthje që kam dhënë. E quaja të gabuar se dhe Semi thoshte ashtu.
Shenjat mund të vijnë, por mund edhe të mos vijnë për 1 milion arsye se jeni të izoluar?
Donald: Njerëzit që duan, mund të bëjnë dicka. Gjërat kështu i shikoj. Nuk mundem të vazhdoj më kot, nuk mund të mendoj po sikur dhe të ndrydh veten time. Nuk e bëj dot më.
Nuk kuptoj shenjat që kërkon në një format televiziv ku je i izoluar?
Donald: Shenja kur personi është 20 metra larg që këtu. Duke ditur që më ndjek kam thënë se nuk e di si është jashtë e cfarë bëhet jashtë. Doja minimalisht një shenjë. Nuk ka të bëjë me ju, por me atë. Situata ime ka ndodhur e tillë që kam 1001 arsye që i kam ndërprerë marrëdhëniet dhe para se të futesha këtu, nuk kam sqaruar asgjë. Nuk do ia falja vetes që ta mbaja mendjen në një gjë që më duket flluskë në ajër, dicka surreale. Unë e kam shumë të vështirë të pëlqej një njeri. Po të shpjegoj të gjithë historinë.
Ajo erdhi të puthi para miliona shqiptarëve, cfarë shenje tjetër do ti?
Donald: Tani ndihem në faj.