4 dhjetor 2013 – Tanimë është bërë modë në Britani.
Ata që duan të bëjnë një kalendar për bamirësi, duhet të zhvishen.
Vajzat e ekipit regbisë të Universitetit të Oksfordit vendosën që të zhvishen për një kalendar, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për një fushatë në shërbim të shëndetit mendor.
Pak më vonë u raportua se edhe vajzat e Universitetit të Abërdinit kishin përgatitur një kalendar me femra të zhveshura.
Kjo u bë qëllimisht që të mblidheshin para për luftën kundër kancerit.





