Tanya Mityushina, 25 vjeç (i mbush 19 shkurtin e ardhshëm), është një nga modelet më të kërkuara të momentit dhe, duke marrë parasysh origjinën ruse, konsiderohet si pasardhësja e Irina Shayk.
Por ajo është bionde, 174cm e gjatë, ka sy ngjyrë jeshile/blu dhe përmasa që e bëjnë pothuajse perfekte: 88-61-88. Çfarë tjetër ka të përbashkët me Irinën?
Pasionin për Cristiano Ronaldo-n. “CR7 është djali perfekt, – ka thënë ajo në një intervistë për TMZ. – Do të më pëlqente të kisha një takim me të, edhe pse e ka një të fejuar…”. Gerogina është më shumë se një e fejuar, por a e di këtë bukuroshja Tanya?





