2 shtator 2015 –  Kompania për zhvillimin e gazsjellësit  Trans Adriatic Pipeline AG (TAP), njoftoi të mërkurën, më 2 shtator 2015, se ka lidhur kontratën për të blerë gjashtë turbokompresorë gazoturbinë nga kompania e famshme gjermane “Siemens AG”. Gjysma e tyre do të instalohen në stacionin e kompresorëve të TAP-it afër Kipoi-t, në Greqi pranë kufirit me Turqinë, dhe gjysma tjetër në stacionin e kompresorëve të TAP-it afër Fierit, në Shqipëri, njoftoi në një komunikatë shtypi Jan Bredshou (Ian Bradshaë), Drejtor Menaxhues në TAP.

Info / Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e  Shah Deniz II  në Azerbajxhan në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Aksionarët e TAP-it janë  BP  (20%),  SOCAR  (20%),  Statoil  (20%),  Fluxys  (19%),  Enagás  (16%) dhe  Axpo  (5%).

/portali DurrësLajm/