Përafërsisht 98% e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) është shtrirë nën tokë në segmentin e projektit në Shqipëri, thuhet në një mesazh të konsorciumit TAP AG.

Tubat e para për TAP-in u sollën në Shqipëri në prill të vitit 2016. Ngarkesat me tuba çeliku, pajisje dhe makineri u transportuan në portin e Durrësit.

Raportohet se "3 vjet më vonë, rreth 98% e tubave u shtrinë nën tokë". Projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik, i cili kushton 4.5 miliardë euro, është pjesë e projektit të Korridorit Jugor të Gazit.

Th.M.