TIRANE– Ministria e Jashtme greke ka njoftuar se marrëveshja Shqipëri-Greqi-Itali për gazsjellësin TAP do të nënshkruhet në 13 shkurt në Athinë.
Sipas zyrës së Avramopulos, lajmi për datën është marrë vesh pas takimit që ai zhvilloi sot në Mynih me ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit, Elmar Mammantiarof.
Mësohet se në 13 shkurt do të kryhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërqeveritare ndërmjet Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e tubacionit Transadriatic (TAP) dhe në ceremoninë e nënshkrimit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Azerbajxhanit.





