TIRANE- Zv/kryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit për furnizimin me gaz me kompaninë zviceriane "Axpo tranding ag" në mjediset e METE-s. 

Haxhinasto vlerësoi se "marrëveshja me kompaninë zviceriane është me rëndësi për konkretizimin e projektit të gazsjellësit TAP". 

Gjithashtu ministri i METE-s njoftoi se pritet të firmoset shumë shpejt marrëveshja qeveri-konsorciumi TAP.