Policia e Shijakut ka arrestuar një person nga Tirana pasi u kap në gjendje të dehur duke drejtuar automjetin dhe ka kundërshtuar uniformat blu për t’u shoqëruar në komisariat.

Në pranga u vu R. Hoxha 62 vjeç, banues në Tiranë.

“Më datë 26.02.2017, në orën 21:40, është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” në gjendje të dehur. Hoxha, për shkak të detyrës ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë të Rendit Publik për ta shoqëruar në ambientet e Komisariatit”, njofton policia.

Ndaj tij rëndojnë 3 akuza: “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik”.