Bië në prangat e policisë një 42-vjeçar nga Shijaku, pasi ishte tapë duke drejtuar një motor.
I arrestuari H. Tuda 42 vjeç, banues në Shijak, është kapur nga Shërbimet e Policisë dje në lagjen nr.12 në Durrës. Ai po drejtonte motorçikletën tip “Lifan” në gjendje të dehur, në masën 1.26.mg/litër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





