Në autostradën Durrës-Tiranë është arrestuar një 36-vjeçar, i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Ai është Pellumb Koleci, 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë nga blutë e Durrësit.
Policia bën me dije se pas kryerjes së testit të alkoolit, ai rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.90 mg/litër.
Koleci po drejtonte mjetin tip “Benz” me targa AA 032 JI.





