Një 63-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësi, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. Sh., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.“, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





