Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë 3 persona, një prej të cilëve një vajzë, pasi kanë qenë të dehur në timon dhe janë përfshirë në aksidente.
Në pranga ra A. Ç., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi” pa targë.
Po ashtu u arrestua shtetasja Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Durrës. Në lagjen nr. 3, e reja ishte duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, kur është përplasur me një tjetër mjet, duke shkaktuar dëme materiale.
U arrestua edhe shtetasi L. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin me iniciale F. V., 79 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





