Një incident që fatmirësisht u mbyll pa pasoja u regjistrua pak minuta më parë, në qendër të Durrësit.
Një drejtues mjeti, që me sa duket e kishte tejkaluar normën e lejuar të alkoolit, ka hyrë me makinë në sheshin “Liria”.
Fatmirësisht, në momentin kur u fut në zonën pedonale, rreth e rrotull nuk kishte kalimtarë, të cilët mund të kishin mbetur të lënduar.
Siç shihet nga pamjet filmike të siguruara nga DurrësLajm, shoferi është munduar më pas ta largojë automjetin nga zona e ndaluar për makinat.





