Drejtonte mjetin në gjendje të dehur duke shkaktuar një aksident, ku ka përplasur dy këmbësorë. Aksidenti ka ndodhur ditën e diel më 24 dhjetor në lagjen nr. 15 te rrethrrotullimi i Kënetës në Durrës.
Shtetasi S.L., vjeç 63, banues në Durrës, me leje drejtimi, në orën 17:15, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar këmbësorët F.H. e P.H, vjeç 65 e 52, banues në Durrës, njofton policia.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, nga ku raportohet se 65-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe 52-vjeçarja P.H. jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale për drejtuesin e makinës u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





