Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar.
Ky shtetas, i identifikuar me inicialet D.B., është arrestuar pasi blutë e qytetit kanë konstatuar se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin D. B., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.





