Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Ergys Herri 30 vjeç, banues në Tiranë.
Ai është ndaluar në fshatin Armadh Durrës nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip” Opel” me targa AA 198 N0, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.





