• Është nënshkruar marrëveshja mes zyrës së Kadastrës dhe shoqatës së noterëve që i jep mundësinë këtyre të fundit të ndërveprojnë me regjistrimin elektronik të Kadastrës për të kryer veprimet për pronat.

Drejtori i Përgjitshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Z. Artan Lame sëbashku me Kryetaren e Dhomës Kombëtare së Noterisë, Mimoza Sadushaj nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për shërbimet që do të ofrojë online institucioni i Kadastrës, duke siguruar pavarësinë në ushtrimin e kompetencave të tyre dhe realizimin në kohë reale të shërbimit publik.

Drejtori i ASHK-së, Artan Lame e cilësoi si risi bashkëpunimin me noterët, pasi informacioni që do të kërkohet nga noterët do të jetë në kohë reale duke i garantuar cilësi, shpejtësi dhe pastërti në dhënien e shërbimit. Të dyja institucionet do të kenë sisitemin e tyre të operimit por të integruar tek njëri- tjetri.

“Ajo që duhet të garantojmë janë tre gjëra: saktësi në shërbim, shpejtësi në shërbim dhe pastërti në shërbim.
Sa i takon shpejtësisë në shërbim është edhe marrëveshja e sotme që secila ka sistemin e vetë të operimit, por të integruar tek njëri tjetrin. Tashmë qyetari do të marrë shërbimin më të shpejtë.

Për saktësinë e shërbimeve është barra e Kadastrës në gjithë problemet e saj të mbartura në këto 100 vjet të Shtetit Shqiptar. Po bëhet një revolucion në Kadastër; ka filluar që në vitin 2013 me rikonceptimin e institucioneve të pronësisë dhe po vazhdon me rritme të mbara. Ky është një hap tjetër i mëtejshëm në të gjithë saktësinë e informacionit që ofron institucioni i Kadastrës.

Pastërtia në shërbime konstiton në “zhdukjen” e sekserave që duke gjetur gremçat ku çalon sisitemi, futen mes institucionit dhe qyettarëve. Bashkëpunimi i këtyre dy institucioneve zhdukin një pjesë të mirë të këtij qerthulli. Pjësën tjetër e zhduk sistemi online, pasi qytetari nuk ka nevojë për një ndërmjetës të tillë (sekserët)” tha Lame.

Drejtori i Kadastrës është ndalur edhe tek papërgjegjshmëria e noterëve që prodhojnë edhe lëshojnë akte noteriale. “Pa diskutim është e dukshme që tre katër viteteve të fundit ka një rritje të përgjegjshmërisë së noterëve të akteve që prodhojnë dhe lëshojnë. Ju e keni parë ecurinë në shumë raste të cilësisë së shërbimit. Jemi ndeshur me akte të dyshimta, jemi ndeshur me papaërgjegjshmëri të noterëve, jemi ndeshur me noterë që kanë humbur lishencën duke bërë të këto gjëra. Shpresojmë që të shkojmë drejt zhdukes së këtyrë notërevë të papërgjegjshëm”- tha drejtori i ASHK-së.

Lame u ndal edhe në trajtimin që duhet të bëjnë punonjësit e Kadastrës por edhe vetë në noterët për shërbimet që do të aksesohen online.

“Sa i takon trajnimeve, ne jemi duke bërë trajnime me AKSHI-n për të parë edhe problemet që mund të kemi rrugës për përdorimin e sistemit online. Po ashtu i duhet edhe notërëve të trajnohen në këtë pikë që të përshpejtojnë kontaktin me qytetarin dhe shpejtësinë e dhënies së shërbimit”, tha Lame duke dhënë lajmin e mirë se në fund të janarit do të kalojë edhe ligji për “Proceset Tranzitore”, pas vërejtjeve të bëra nga Komisioni i Venecias.

Ndërsa Kryetarja e Dhomës së Noterëve Mimoza Sadushaj tha se “e filluam këtë seri marrëveshjesh me Institucione dhe agjensi qeveritare me firmosjen e marreveshjes me Kadastren Shqiptare, nisur edhe nga fakti që nëpërmjet ndërveprimit elektronik të sistemeve tonë do të sigurojmë bashkarisht që: Të çojmë në zero ecejaket e qytetarit për sigurimin e një sërë sherbimesh apo dokumentash të nevojshëm për hartimin e një akti noterial për pasuri të paluajteshme, të mos lejojmë më sherbime preferenciale, fatkeqësisht të evidentuara në disa raste, duke garantuar barazi në shërbimin që i ofrohet qytetarit, shërbim që është i ekspozuar ndaj efekteve të korrupsionit në sportelet e Zyrave të Regjistrimit të pasurive, të risim transparencën e punës sonë të përbashkët në drejtim të informimit të qytetarit për ecurinë e aplikimeve pranë Kadastrës, duke e vendosur Noterin dhe specialistin e Kadastrës në pozicionin që i takon, atë të një funksionari publik”.