LOS ANGELES– Regjisori i njohur Quentin Tarantino është i shqetësuar që Leonardo DiCaprio nuk është nominuar për çmimin Oscar për rolin e tij në filmin “Django Unchained”.

Regjisori është ndarë mjaft i kënaqur me filmin e tij ëestern, pasi ai është nominuar në pesë kategori, duke përfshirë fotografinë më të mirë dhe për skenën më origjinale, por Tarantino është befasuar kur ylli i filmit “Titanic” nuk ishte në listë e të nominuarve për aktorin më të mirë.

“Ne shpenzuam shumë para në këtë film dhe shpresuam që do të bënim më të mirën. Ishte një javë shumë e mirë, jemi nominuar për pesë çmime “Bafta” dhe katër “Oscar dhe kjo gjë është shumë e mirë. Por më vjen keq që Leo nuk është nominuar”,- tha Tarantino. 

“Django Unchained” gjithashtu është i nominuar edhe në kategorinë e aktores më të mirë jo protagoniste.