Futbollisti i talentuar shqiptar, Shani Tarashaj, i cili muaj më parë kishte pasur disa polemika me trajnerin e Shqipërisë Gianni De Biasi, e që ky i fundit ia mbylli dyert e Kombëtares, është ftuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

Talenti shqiptar nga Prizreni, Shani Tarashaj, i ka treguar Gianni De Biasit se çfarë ka humbur kur mori ftesën nga shteti helvetik Zvicra që e ka ftuar atë në skuadrën e parë. Tarashaj do të jetë me Kombëtaren A të Zvicrës për dy ndeshjet e radhës miqësore që do t’i zhvillojnë në fund të muajit mars.

Kështu Tarashaj e shton numrin e shqiptarëve tek Zvicra, pasi përpos tij janë edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili.Tarashaj ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Grasshopperit, ndërsa ai ka kompletuar transferimin te Evertoni në Ligën Premier në janar për katër milionë euro.

Nga sezoni 2016/17, Shani Tarashaj do veshë fanellën e Evertonit dhe do të luajë për ekipin e parë në Premierligë.