3 qershor 2015 – Sipas gazetës italiane, “Corriere della Sera”, drejtori sportiv shqiptar i Lazio­s ka qenë i detyruar pranë klinikës “Paidea”.Për t’iu nënshtruar me urgjencë një terapie intensive për probleme me frymëmarrjen (polmonit). Paidea është një prej klinikave më të specializuara të Romës ku prej vitesh ndiqen edhe rastet e dëmtimeve të lojtarëve të skuadrës bardhekaltër.

Tare është trajtuar me antibiotikë dhe më pas e ka rimarrë veten, duke qenë koshient. Gjendja e tij, sipas medieve italiane, nuk është më shqetësuese, por gjendja e tij do të monitorohet në shtëpinë e tij. Sipas mediave pranë klubit italian, drejtuesi i lartë shqiptar i Lazios u transferua në banesën e tij ku do të qëndrojë disa ditë për t’u kuruar plotësisht.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/