Në 26 mars, Bosnja luajti në Cardiff ndeshjen me Uellsin për një vend në finalen e playoffit të Botërorit, që skuadra boshnjake arriti ta fitojë me penallti. Një ndeshje që u zhvillua nën sytë e të dërguarve specialë të Milanit që kishin udhëtuar drejt vendit britanik për të blinduar Kerim Alajbegovic, mesfushorin sulmues 19 vjeçar protagonist me përfaqësuesen e Bosnjes si në ndeshjen e Millennium Stadium ashtu edhe ndaj Italisë.
Pavarësisht konkurrencës së Romës dhe Napolit dhe një sistemi taktik tashmë të gdhendur 3-5-2 te Allegrit, drejtuesit e Milanit vazhdojnë të ndjekin linjën e tyre për të rinuar skuadrën që nisi me sigurimin e Kostic duke tentuar një profil lojtari me vlerë rreth 15 milioën euro që garanton një ndërthurje perfekte mes qëndrueshmërisë ekonomike dhe një potenciali teknik.
Drejtoria sportive e kuqezinjve është e bindur se talenti duhet t’i paraprikë moduleve duke konfirmuar vullnetin për të investuar te një prej yjet më të shndritshme të panoramës evropiane sepse, në optikën e klubit, kalimi në kampionatin italian mund të jetë rruga e duhur për rritjen e tij.





