Igli Tare, drejtor sportiv i Lacios që nga viti 2008, u bë protagonist pasi hyri në fushë duke shfryrë mbi gjyqtarin, pas një dite reflektimi ka komentuar vendimin e pakuptimtë, sipas tij të gjyqtarit Masa. Ai akoma nuk  e ka ndryshuar mendimin për atë çka ndodhi me Fiorentinën.

“Akoma  nuk e kam kuptuar se çfarë pa gjyqtari Masa në atë akordim të penalltisë, pashë foto nga çdo pozicion dhe Kaisedo dukshëm e hoqi topin pastër. Absolutisht jam pro teknologjisë, por ose përdorë gjithmonë ose mos e përdor fare. Nuk ka barazi, për faullin e paakorduar ndaj Parolos në pjesën e parë, po mendoja pse Masa nuk vendosi ta shohë atë?Rregullat e VAR për ndërhyrje në gabimet e qarta, nuk u pa ndonjë rast kundër Fiorentinës, tani s’kam asgjë për tu zemëruar sepse ne duam ta kemi fatin e lojës në dorën tonë. Jam i lumtur që tifozët e kanë vlerësuar gjestin tim’’, ka përfunduar në deklaratën e tij Tare.