Mehdi Taremi do të jetë një lojtar i ri i Interit duke filluar nga korriku i vitit 2024. Madje presidenti i Portos, Pinto da Costa, i ka humbur shpresat për të ndryshuar skenarin.

“Taremi është një lojtar i rëndësishëm, por nuk mund të bëjmë më asgjë për këtë. Kjo ndodh në çdo klub tjetër, jo vetëm te ne. Rasti i fundit është Mbappe me Paris SG.

Një lojtar në fund të kontratës së tij është i lirë të zgjedhë të ardhmen e tij. Taremit mund t’i them vetëm se do të doja të ishe i lumtur”, komentoi presidenti i klubit portugez.

Në këtë mënyrë Costa konfirmoi lajmin e transmetuar prej disa javësh, duke zyrtarizuar efektivisht lamtumirën e tij me Taremin në fund të sezonit.

Destinacioni i sulmuesit iranian, aktualisht i dëmtuar, është Seria A dhe më saktë Interi. Klubi zikaltr si gjithmonë vitet e fundit ka ecur shumë përpara konkurrencës për të afruar futbollistët që u përfundon kontrata.

Me Inter-in, Taremi do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2026 me opsion zgjatjeje për një sezon të mëtejshëm me 3 milionë euro neto në sezon.

Vizitat mjekësore të lojtarit do të caktohen së shpejti në Milano pasi takimi i parë, i planifikuar për në fillim të shkurtit, u shty për shkak të angazhimeve evropiane të Portos.