Studentët e Mjekësisë janë ngritur në protesta pas planit të qeverisë për të vendosur një tarifë prej 5 mijë eurosh për ata që duan të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit.

Nisma e qeverisë për të ndaluar largimin masiv të mjekëve, është kundërshtuar nga studentët të cilët e quajnë si shkelje të të drejtave të njeriut.

Gjatë protestës, studentët e Mjekësisë u shprehën se detyrimi nuk është zgjidhje.

“Nuk ngopemi me lugë bosh. Kthejeni gishtin nga vetja dhe pyesni pse po largohen mjekët”, deklaroi një prej përfaqësuesve të studentëve.