Kryeministri Edi Rama ka komentuqar sot tarifat e vendosura nga SHBA për Shqipërinë. Teksa është pyetur në lidhje me tarifën 10%, Rama theksoi se nuk ka asnjë për tu shqetësuar. Ndërkohë që shtoi se tarifat e reja të vendosura janë komode për pozicionin e Shqipërisë.
“BE nuk vendos se kush fiton zgjedhjet në Shqipëri. Por nuk ka forcë tjetër që e kryen dot këtë mision. Nuk është BE ajo që e përcakton. Në 11 maj, do thoni ato që do thonë ehdhe qytetarët. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat, është e thjeshtë dhe komode për pozicionin tonë, për volumin e tregtisë që kemi me SHBA. Ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim”, theksoi ai.