Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i vendosin tarifë 10% produkteve që vijnë nga Shqpëria.

Në listën e gjatë me më shumë se 60 vende të cilat do të tarifohen nga administrata e Donald Trump është edhe Tirana zyrtare.

Siçduket nga tabela që është bërë publike nga gazetarët që kanë ndjekur nga afër konferencën e Presidentit të SHBA-së, duket që Shqipëria do të ketë tarifë 10%, po aq sa tarifohen edhe produktet amerikane që vijnë në vendin tonë.

Tarifa për vendet e rajonit:

Shqipëria 10%

Turqia 37%

Bosnja 35%

Maqedonia e Veriut 33%

Kosova 10%

Mali i Zi 10%

Serbia 37%