Reperi amerikan 50 Cent zbuloi dje yllin e tij në të famshmen “Walk of Fame” të Hollivudit, gjatë një ceremonie, ku ai përfitoi për t’i bërë homazhe basketbollistit Kobe Bryant.
Me origjinë nga New York, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, reperi ka qenë relativisht i tërhequr vitet e fundit nga bota e muzikës duke u përqendruar më shumë në biznes apo televizion.
Në ceremoni, 50 Cent, i cili mbizotëroi botën e muzikës rap në vitet 2000, u shoqërua veçanërisht nga producentët, mentorët dhe miqtë e tij Eminem dhe Dr. Dre. Ylli i tij është i 2 686-ti në bulevardin e famshëm kalifornian.





